Please enter at least 3 characters.

Chievo ndal Interin me një barazim të vonshëm

2018/12/Emanuele-Giaccherini-e1545504879288.jpg
324:"VERONA, ITALY - DECEMBER 22: Emanuele Giaccherini of Chievo Verona controls the bal against Marcelo Brozovic of FC Internazionale during the Serie A match between Chievo Verona and FC Internazionale at Stadio Marc'Antonio Bentegodi on December 22, 2018 in Verona, Italy. (Photo by Mario Carlini / Iguana Press/Getty Images)
12:"Getty Images

Pas fitores 1-0 ndaj Udineses, Interi nuk ka arritur të vazhdojë me fitore në Serie A.

Zikaltrit janë ndalur nga Chievo me rezultat 1-1, ky ishte barazimi i gjashtë radhazi për vendasit në kampionatin elitar italian.

Chievo rrezikoi fillimisht me një gjuajte nga distanca, por kaq ishte nga ata. Interi e mori lojën në dorë dhe pas disa rasteve të lehta erdhi dhe goli nga Ivan Perisic (39').

(Foto: Mario Carlini / Iguana Press/Getty Images/Guliver)

Në minutën e 45-të edhe Joao Mario kishte rast për gol, por nuk arriti të fut topin në portën e zbrazët dhe me rezultatin 1-0 përfunduan 45 minutat e parë.

Mauro Icardi kishte rast të mirë për gol në minutën e 56-të, por Stefano Sorrentino bëri një pritje të mirë. Dy minuta më vonë Samir Handanovic ia mohoi një pritje të mirë ndaj Sergio Pellissier.

Pellissie në prapavijë duke tentuar të befasojë Milan Skriniarit (Foto: Mario Carlini / Iguana Press/Getty Images/Guliver)

Në vazhdim Chievo tentoi diçka më shumë dhe në minutën e parë shtesë shënoi 39-vjeçari, Sergio Pellissier.

Interi renditet në vendin e tretë më 35 pikë, kurse Chievo vazhdon në fund me pesë pikë.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës së Luciano Spallettit është kundër Napolit, ndërsa Chievo ndaj Sampdorias. /Telegrafi/