Please enter at least 3 characters.

Chiellini: Gjithmonë Reali favorizohet në LK, edhe Bayernit i ndodhi vitin e kaluar

2018/04/GettyImages-944835796.jpg
170:"<> during the UEFA Champions League Quarter Final Second Leg match between Real Madrid and Juventus at Estadio Santiago Bernabeu on April 11, 2018 in Madrid, Spain.
11:"David Ramos

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, nuk ka mundur të pranojë eliminimin nga Liga e Kampionëve.

Ishte gjyqtari anglez Michael Oliver ai që dha një penalti kontraverse në dëm të Juventusit në fund të takimit.

Prej penaltisë ishte i sakt Ronaldo, teksa Chiellini ishte parë madje duke bërë gjest kontravers në drejtim të lojtarëve të Realit.

Momenti i gjestit të Chiellinit, Foto: Twitter

Chiellini ka rikujtuar një incident të ngjashëm nga viti i kaluar duke thënë se nëpër të njëjtën gjë ka kaluar Juventusi të mërkurën mbrëma.

"Gjithmonë Reali favorizohet në Ligën e Kampionëve. Nuk është befasi, apo jo? Bayerni kaloi nëpër të njëjtën gjë vitin e kaluar, tash ishte radha jonë", theksoi Chiellini shkurt pas takimit për Rai.

Juventusi kështu u eliminua me rezultat të përgjithshëm 4-3 pas dy ndeshjeve. /Telegrafi/