Please enter at least 3 characters.

Chelsea pa ndonjë objektiv, Dinamo shpreson në Ligën e Evropës – formacionet bazë

2022/11/chelseadinamo.png

Në Stamford Bridge zhvillohet ndeshja e raundit të fundit në fazën grupore të Ligës së Kampionëve, ndërmjet Chelseat dhe Dinamo Zagrebit.

Blutë kanë 10 pikë dhe janë kualifikuar në fazën e eliminimit direkt nga pozita e parë në Grupin E, ashtu që nuk ka ndonjë objektiv në këtë sfidë.

Skuadra kroate duhet të fitojë dhe të shpresojë që Milani e mposht Salzburgut, në mënyrë që të kualifikohet në Ligën e Evropës.

Trajnerët Graham Potter dhe Ante Cacic kanë bërë përzgjedhjen e futbollistëve që do të luajnë nga fillimi i takimit.

Formacioni startues i Chelseat:Mendy; Azpilicueta, Chalobah, Koulibaly, Chilwell; Zakaria, Jorginho, Mount; Sterling, Aubameyang, Havertz.

Formacioni startues i Dinamo Zagrebit:Livakovic; Ristovski, Sutalo, Peric; Moharrami, Ademi, Misic, Ivanusec, Ljubicic; Orsic, Petkovic.

/Telegrafi/