Please enter at least 3 characters.

Chelsea merret vesh me Dzekon për pagën e tij

2018/01/roma-1212.jpg
201:"ROME, ITALY - DECEMBER 01: Edin Dzeko of AS Roma in action during the Serie A match between AS Roma and Spal at Stadio Olimpico on December 1, 2017 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)
12:"Getty Images

Raportimet e fundit që vijnë nga Italia bëjnë me dije se Edin Dzeko ka arritur marrëveshje me Chelsean për pagën e cila do të jetë 8 milionë euro.  

Blutë janë afër që të nënshkruajnë me dyshen e Giallorossëve, pasi edhe Emerson Palmieri, është në listën e tyre.

Sipas Tuttomercatoweb, dyshja do tu kushtojë anglezëve 50 milionë euro dhe 10 milionë euro të tjera në formë bonusi.

Sipas kësaj faqe Dzeko ka arritur marrëveshje për pagën e cila do të jetë 8 milionë euro, pasi aktualisht përfiton 4.5 milionë euro në vit.

Sipas calciomercato.com, besohet se trajneri i Chelseat, Antonio Conte, e ka bindur boshnjakun me një telefonat.

Të dy klubet janë duke punuar që ta mbyllin marrëveshjen.

Pritet që brenda orëve në vijim të ketë zhvillime të reja, pasi Roma është e interesuar që të përfitojë para nga kjo dyshe.  /Telegrafi/