Please enter at least 3 characters.

Chelsea merr fitore bindëse ndaj Evertonit - debuton shqiptari Armando Broja te The Blues

2020/03/GettyImages-1211165195.jpg
249:"LONDON, ENGLAND - MARCH 08: Olivier Giroud of Chelsea scores his team's fourth goal during the Premier League match between Chelsea FC and Everton FC at Stamford Bridge on March 08, 2020 in London, United Kingdom. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)
12:"Getty Images

Chelsea e ka mposhtur 4-0 Evertonin në kuadër të javës së 29-të në Ligën Premier.

Pas vetëm 14 minutash lojë në Stamford Bridge, The Blues kaluan në epërsi me anë të Mason Mount që u asistua nga Pedro.

Më pas, sulmuesi spanjoll (21’) ndryshoi rol nga asistues në golashënues, derisa pranoi një asistim fantastik nga Ross Barkley.

Chelsea vs Everton (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Pjesa e parë përfundoi me këto dy gola, derisa në të dytën u shënuan edhe dy të tjera.

Ishte minuta e 51-të, atëherë kur Willian e trefishoi epërsinë për Chelsea, derisa mesfushori anglez dhuroi asistimin e tij të dytë në këtë takim.

Chelsea vs Everton (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Tre minuta më vonë, Olivier Giroud e shënoi golin e katërt për skuadrën londineze, me një asistim të anësori brazilian.

Armando Broja debutoi në skuadrën e parë të Chelseat, gjersa kishte dhjetë minuta në dispozicion që t'i tregonte cilësitë e tij .

Pas javës së 29-të, Chelsea vazhdon të jetë në pozitën e katërt me 48 pikë, derisa në xhiron e 30-të do të takohen me Aston Villën. /Telegrafi/