Chelsea i jep goditjen e rëndë Mudrykut
Ylli i Chelseat, Cole Palmer, do të mbajë numrin 10 në fanellën e tij duke filluar nga sezoni i ardhshëm 2025/26.
Lajmi vjen si pjesë e ndryshimeve strategjike të skuadrës londineze, ndërsa klubi përgatitet për turneun e FIFA Club World Cup dhe sezonin e ri në Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve.
Palmer, i cili ka qenë një nga lojtarët më të spikatur të Chelseat që kur u transferua nga Manchester City në shtator 2023, do të zëvendësojë Mykhailo Mudryk në numrin 10.
Mudryk aktualisht është i pezulluar për shkak të një shkeljeje doping dhe mund të përballet me një dënim deri në katër vjet, sipas raportimeve të fundit nga Goal.com.
Ky ndryshim vjen pas një sezoni të suksesshëm për Palmer, i cili u shpall "Lojtari i Ndeshjes" në finalen e Ligës së Konferencës, ku Chelsea triumfoi 4-1 ndaj Real Betis më 28 maj 2025, me dy asistime nga ana e tij.
Chelsea po ashtu ka forcuar sulmin me transferimin e sulmuesit 22-vjeçar Liam Delap nga Ipswich Town për 35 milionë euro.
Tifozët e Chelseat presin me padurim të shohin Palmer me numrin e ri, teksa klubi synon të rikthehet në majat e futbollit evropian. /Telegrafi/


