Please enter at least 3 characters.

Chelsea fiton ngushtë ndaj Newcastle, gati për derbin ndaj Arsenalit

2019/01/Chelsea-Newcastle-1.jpg
294:"LONDON, ENGLAND - JANUARY 12: Willian of Chelsea celebrates with teammates after scoring his team's second goal during the Premier League match between Chelsea FC and Newcastle United at Stamford Bridge on January 12, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Justin Setterfield/Getty Images)
12:"Getty Images

Chelsea ka arritur të fitojë me rezultat të ngushtë 2-1 ndaj Newcastle United në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të Ligës Premier.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me Chelsean për një nuancë më të mirë, por të dyja skuadrat arritën të shënojnë nga një gol.

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm nëntë minutave lojë dhe ishte Pedro Rodriguez, i cili shënoi me parabolë për 1-0 pas asistimit të David Luiz.

Pedro hapi serinë e golave (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Pas këtij goli pati raste nga të dyja skuadrat, por ishte Newcastle që gjeti golin me anë të Ciaran Clark (40') që shënoi me kokë për 1-1 pas asistimit të Matt Ritchie.

Festa e Clark (Foto: Justin Setterfield/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë ishte skuadra e Maurizio Sarrit që dominoi dhe menaxhoi lojën duke arritur të shënojnë edhe golin e fitores.

Ishte sulmuesi brazilian, Willian (57'), i cili shënoi një gol të bukur për 2-1 duke ia dhënë epërsinë Chelseat.

Momenti i golit të bukur nga Willian (Foto: Justin Setterfield/Getty Images/Guliver)

Deri në fund të ndeshjes pati raste nga të dyja skuadrat, por shifrat nuk ndryshuan dhe Blutë e Londrës arritën të marrin një fitore të madhe 2-1.

Pas kësaj fitore, Chelsea ka 47 pikë në vendin e katërt, ndërsa Newcastle renditet në pozitën e 18-të me 18 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Blutë udhëtojnë te Arsenali për derbi lokla, kurse Laraskat e presin në shtëpi Cardiff Cityn. /Telegrafi/

https://twitter.com/viaVideoGoals_H/status/1084144017317736448

https://twitter.com/fcchelseaturkey/status/1084151494339973121