Please enter at least 3 characters.

Chelsea fiton me rikthim te Cardiff City

2019/03/Loftus-Cheek.jpg
261:"CARDIFF, WALES - MARCH 31: Ruben Loftus-Cheek of Chelsea scores his sides second goal during the Premier League match between Cardiff City and Chelsea FC at Cardiff City Stadium on March 31, 2019 in Cardiff, United Kingdom. (Photo by Stu Forster/Getty Images)
12:"Getty Images

Chelsea  ka fituar me rikthim 2-1 në udhëtimin e tyre te Cardiff City në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Ligën Premier.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Bluve, por asnjëra skuadër nuk arriti ta gjej golin.

Në pjesën e dytë shin vendasit të cilët gjetën golin pa u mbushur mirë një minutë dhe ishte Victor Camarasa, i cili shënoi për 1-0.

Festa e Camarasas pas golit (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

Pas këtij goli, klubi londinez u hodh i gjithë në sulm në kërkim të golit të barazimit dhe atë e gjeti pas shumë rasteve të krijuara.

Ishte Cesar Azpilicueta, i cili shënoi në minutën e 84-të për 1-1, ndërsa Ruben Loftues Cheek shënoi në shtesë duke vulosur rezultatin përfundimtar të ndeshjes 1-2.

Momenti i golit të Loftus-Cheek (Foto: Stu Forster/Getty Images/Guliver)

Me këtë fitore, Blutë e shohin veten në pozitën e gjashtë me 60 pikë, ndërsa Cardiffi renditet i 18-ti me 28 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Chelsea e pret Brigtonin, ndërsa Cardiff City udhëton te Manchester City. /Telegrafi/

https://twitter.com/CFCKhalz/status/1112368006498304002