Please enter at least 3 characters.

Charlie prezanton konceptin e ri në Grand Store - hapësirë me mbi 2000m² vetëm për meshkuj

Charlie prezanton konceptin e tij të ri në Grand Store, duke sjellë një hapësirë të organizuar në mënyrë moderne dhe funksionale për blerësit.

Dyqani ndodhet në qendrën tregtare Grand Store në një hapësirë prej rreth 2000 m², e konceptuar si dyqan multibrand me përzgjedhje nga marka të shumta botërore.

Sipas konceptit të ri, dyqani për meshkuj është i pozicionuar në katin përdhesë, duke ofruar një përvojë të qartë dhe praktike blerjeje, ndërsa dyqani për femra ndodhet në katin e parë, me koleksione të dedikuara dhe organizim të veçantë të hapësirës.

Me më shumë se 30 vite përvojë në treg, Charlie vazhdon të mbetet një emër i njohur për stilin dhe cilësinë, ndërsa ky koncepti i ri reflekton një qasje më bashkëkohore dhe një ambient më të madh, të përshtatur me nevojat e konsumatorëve.

Dyqani për meshkuj ofron zgjedhje të shumta për stile të ndryshme, duke përfshirë veshje për përditshmëri, kostume elegante, kombinime sportive, si dhe këpucë për çdo rast.

Poashtu, dyqani për femra ofron zgjedhje për stile të ndryshme, duke përfshirë veshje për përditshmëri, kombinime elegante dhe moderne, zgjedhje praktike për ditën, si dhe këpucë dhe aksesorë për çdo rast.

Aktualisht, në Charlie ka zbritje aktive deri në 70% në artikuj të shumtë, duke e bërë këtë periudhë ideale për ata që kërkojnë zgjedhje të gjera, stil të balancuar dhe çmime të favorshme në një ambient modern.

true