Charli XCX në qendër të vëmendjes me stilin e saj në festën e albumit të ri
Charli XCX ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit në New York, teksa u fotografua duke u larguar nga festa e dëgjimit të albumit të saj më të ri, Music, Fashion, Film.
Këngëtarja britanike u shfaq me një bluzë transparente me dantella, të kombinuar me një xhaketë lëkure dhe pantallona kadifeje, duke kompletuar pamjen me taka të zeza elegante.
Artistja 33-vjeçare ndodhet në New York në kuadër të promovimit të albumit të saj të shtatë në studio, shkruan DailyMail.
Pas eventit të organizuar në Teatrin Metrograph, ajo u pa duke u larguar me humor të mirë drejt East Village, ndërsa stili i saj u bë menjëherë temë diskutimi në rrjetet sociale.
Dalja e saj vjen vetëm pak ditë pasi mungoi në dasmën shumë të komentuar të Taylor Swift dhe Travis Kelce, pavarësisht spekulimeve nëse kishte marrë apo jo një ftesë.
Charli nuk ka komentuar publikisht mbi këtë çështje, ndërsa vazhdon të jetë e fokusuar te promovimi i projektit të saj më të ri muzikor.
Së fundmi, këngëtarja publikoi edhe këngën "Wink Wink", e shoqëruar me një videoklip provokues që ka tërhequr vëmendje të madhe.
Projekti është pjesë e albumit Music, Fashion, Film, i cili pritet të jetë një nga publikimet më të rëndësishme të saj këtë vit. /Telegrafi/


