Please enter at least 3 characters.

Ceremonia e ‘Oscars 2020’ kushton 40 milionë euro

2020/02/Oscars-2.jpg
256:"HOLLYWOOD, CA - FEBRUARY 24: In this handout provided by A.M.P.A.S., Oscar decor is seen during the 91st Annual Academy Awards at the Dolby Theatre on February 24, 2019 in Hollywood, California. (Photo by Matt Petit - Handout/A.M.P.A.S. via Getty Images)
27:"A.M.P.A.S. via Getty Images

Ceremonia e 92-të e ndarjes së çmimeve Oscar sivjet në Dolby Theatre në Los Angelos ka kushtuar gjithsej 44 milionë dollarë (40 milionë euro), sipas ueb faqes financiare WalletHub, duke shtuar se 24.700 dollarë (22.560 euro) u shpenzuan vetëm për tepihun e kuq.

Vendosja e tepihut të kuq në më shumë se 1.500 metra katrorë, kërkoi 900 orë punë dhe një ekip prej 18 personash.

Një pjesë e tepihut do të riciklohet dhe një pjesë do t’i dhurohet një organizate bamirësie, transmeton KP.

Në sallën e madhe të Dolby Theatre, rreth gjashtë kilometra kabllo elektrike dhe rreth dy kilometra pëlhurë drapesh u ngritën për pritjen gala të çmimeve Oscar.

Përgatitjet e fundit janë duke u zhvilluar në Los Angelos përpara se ceremonia të fillojë në ora 20:00 sipas kohës lokale (ora 2:00 të të hënës me kohën tonë).

(Foto: Matt Petit - Handout/A.M.P.A.S. via Getty Images/Guliver)