Please enter at least 3 characters.

Çelaj: Po përkrahet kandidatura ime për Prishtinën, por ende nuk ka asgjë zyrtare

2017/02/liraku.jpg

Kryetari i PDK-së për Prishtinë, Lirak Çelaj, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se dega dhe partia e tij po e mbështesin idenë e kandidimit për kryetar komune të Prishtinës, mirëpo sipas tij ende nuk asgjë zyrtare.

Sipas tij, në çdo tubim të fushatës dhe takime po përmendet emri i tij si kandidat për kryetar në komunën e Prishtinës.

“Në secilin tubim dhe takim po përmendet emri im. Më së largu dje, Enver Hoxhaj ka thënë që do ta mbështesim kandidatin tonë për kryetar Prishtine, dhe dega po e mbështet këtë ide. Por ende ka kohë që të merret vendimi zyrtar”, ka thënë Çelaj. /Telegrafi/