Çeku: Prishtina lidere e rajonit në ICT
07/11/2025
Në ditën e fillimit të konferencës GrowthTank, kandidati për Kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, i shoqëruar nga Kryeministri Albin Kurti, takoi organizatorët dhe panelistët e konferencës.
Përgjatë takimit, Çeku theksoi se Prishtina po konsolidohet në vazhdimësi si lidere e fushës së teknologjisë dhe kjo falë profesionalizmit e kreativitetit të të rinjëve tanë.
Diskutimet e të tashmes e të ardhmes marrin formë e drejtim nga Prishtina, tha Çeku.


