Please enter at least 3 characters.

Çeferin kandidati i vetëm për kreun e UEFA-s, slloveni nuk ka kundërshtar

2018/11/GettyImages-1017339660.jpg
248:"TALLINN, ESTONIA - AUGUST 15: UEFA President, Aleksander Ceferin looks on during the UEFA Super Cup between Real Madrid and Atletico Madrid at Lillekula Stadium on August 15, 2018 in Tallinn, Estonia. (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images)
12:"Getty Images

Aleksander Çeferin duket se do të vazhdoj të jetë në krye të UEFA-s edhe për një mandat.

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, ka konfirmuar se slloveni nuk ka kundërshtar.

Sipas asaj që ka raportuar UEFA, vetëm Çeferin ka kandiduar për pozitën e kryetarit të saj.

Kongresi i 43-të i UEFA-s, do të mbahet më 7 shkurt të vitit 2019 ku Ceferin pritet ta marrë mandatin e dytë si president i shtëpisë më të madhet ë futbollit në Evropë.

Aleksander Ceferin. (Photo by Robert Hradil/Getty Images)

51-vjeçari ishte zgjedhur si president i UEFA-s në vitin 2016 me shumicë të votave.

Çeferin është avokat me profesion, ndërsa flet katër gjuhë të ndryshme, sllovene serbo-kroate, angleze dhe italiane.

Kujtojmë që Çeferin kishte vizituar një vit më parë edhe Kosovën, ku ishte pritur nga ish-kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri. /Telegrafi/