Please enter at least 3 characters.

Ceferin: 20 korriku dhe 3 gushti nuk janë data zyrtare për të mbyllur kampionatet

2019/03/ceferin-ademi2.jpg
292:"NYON, SWITZERLAND - DECEMBER 12: UEFA President Aleksander Ceferin meeting with Kosovo Football Federation (FFK) President Agim Ademi at the UEFA headquarters, the House of European Football on December 12, 2018 in Nyon, Switzerland. (Photo by Harold Cunningham - UEFA/UEFA via Getty Images)
21:"UEFA via Getty Images

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin sqaron se datat e 20 korrikut dhe 3 gushtit për t’i mbyllur kampionatet deri më tani ka qenë vetëm një afat 'provizor dhe jozyrtar'.

Shefi i UEFA-s ka shkruar një letër për të konfirmuar se gjatë takimeve me 55 shoqatat që janë pjesë e UEFA-s, datat që janë paraqitur për përfundimin e kampionateve kombëtare evropiane kanë qenë vetëm 'rekomandime, të formuluara përkohësisht dhe jozyrtare'.

"Datat e 20 korrikut (për shoqatat kombëtare të renditura nga 16 në 55 në renditjen e UEFA-s) dhe 3 gusht (nga vendi 1 deri në 15) u përshkruan në prezantimet e bëra në takimet me sekretarët dhe presidentët e 55 shoqatave të lidhura me UEFA-n më 21 prill dhe në takimet midis UEFA-s, Shoqatës Evropiane të Klubeve dhe grupeve të punës".

"Megjithatë, gjatë këtyre takimeve, ne kemi përmendur gjithmonë se këto data janë vetëm rekomandime, të formuluara përkohësisht dhe jozyrtare", shkruan letra e Ceferin e publikuar nga Les Parisien.

Superliga e Kosovës e ka pasur afatin deri më 20 korriku, që tashmë edhe mund të shtyhet, duke parë që kjo datë nuk është zyrtare. /Telegrafi/