Please enter at least 3 characters.

Çdo të ndodhë me garën në PD?

2017/05/sali-berisha1.jpg
193:"Kryeministri Sali Berisha, duke folur gjate nje mbledhje qeverie, ku ka sulmuar programin e PS per vendosjen e takses progresive, duke e cilesuar si marrezine e radhes te kryetarit te opozites.
10:"BRUNO BALA

Ish kryeministri Sali Berisha ka pasur nje axhende te ngjeshur diten e djeshme.

“Panorama” mëson se ish-deputeti Astrit Patozi por edhe rivali i vetem i Bashes, Eduard Selami kane vzituar ish liderin e demokrateve.

Besohet se tema kryesore e bisedes kane qene zgjedhjet ne PD, qe do te mbahen ne 22 Korrik.

I kontaktuar nga “Panorama”, Patozi ka konfirmuar takimin, mirëpo nuk ka dhënë detaje lidhur me temat e bisedës me të.

Ky takim vjen pikërisht një ditë pas skualifikimit të Patozit si kandidat për zgjedhjet në krye të PD-së.

Ish-deputeti, që është një ndër kritikët më të mëdhenj të Bashës ka qenë shumë aktiv ditët e fundit për zhvillimet në parti.