Çdo nënë e kupton këtë që Jennifer Lopez mezi e thotë: "Kam dy muaj që qaj"
Këngëtarja dhe aktorja pranoi se po e përjeton shumë rëndë faktin që binjakët e saj po nisin jetën universitare larg familjes
Jennifer Lopez ka folur hapur për periudhën emocionale që po kalon, teksa binjakët e saj 18-vjeçarë, Max dhe Emme, po përgatiten të shkojnë në kolegj.
Gjatë paraqitjes në emisionin "Jimmy Kimmel Live!", këngëtarja dhe aktorja 56-vjeçare pranoi se e ka të vështirë ta pranojë këtë fazë të re të jetës, në të cilën fëmijët e saj po largohen nga shtëpia familjare.
"Njëri prej tyre nesër diplomon", i tha J.Lo prezantuesit Jimmy Kimmel, duke shtuar me shaka: "Mos të flasim për këtë, sepse do të fillojmë të qajmë".
Kur u pyet nëse do të qajë gjatë ceremonisë, ajo u përgjigj sinqerisht: "Po. Kam dy muaj që qaj".
Fëmijët do të shkojnë në universitete të ndryshme
Lopez konfirmoi gjithashtu se Max dhe Emme do të studiojnë në universitete të ndryshme, gjë që e bën këtë moment edhe më emocional për familjen.
"Dua që të jenë të lumtur, të shkojnë aty ku duan dhe të bëjnë atë që dëshirojnë", tha ajo.
Kur u pyet nëse do t’i ndihmojë gjatë vendosjes në konviktet studentore, u përgjigj pa hezitim: "Absolutisht".
Ajo shtoi se planifikon të shkojë me ta për të blerë gjërat e nevojshme, ndërsa në studio mbizotëronte një atmosferë e këndshme.
"Kemi çarçafë në shtëpi. Do t’i paketojmë dhomat e tyre dhe do të marrim gjithçka që duan", tha Lopez duke buzëqeshur, transmeton Telegrafi.
Lamtumirë emocionale dhe kujtime nga rritja
Aktorja pranoi se beson që fëmijët shumë shpejt do ta kuptojnë se dhomat studentore janë të vogla dhe se do t’u mungojë shtëpia.
Megjithatë, ajo e kupton edhe nevojën e tyre për pavarësi, duke kujtuar vitet e veta të rinisë.
"Kur isha në moshën e tyre, mezi prisja të dilja në botë dhe të nisja jetën time", tha ajo.
Lopez zbuloi gjithashtu se shkrimi i mesazheve për albumin shkollor ishte një përvojë veçanërisht emocionale.
"Kur po ju them, kam qarë. Dy ditë i kam shkruar ato mesazhe", pranoi ajo.
Kur u pyet nëse kishte shkruar të njëjtin mesazh për të dy fëmijët, ajo u përgjigj me buzëqeshje: "Jo, ata janë dy persona të ndryshëm". /Telegrafi/


