Cavani mungon ndaj Interit
30/09/2011
Uruguaiani pësoi një lëndim në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Villarrealit të martën, ku po ashtu realizoi. Koha e rikuperimit të tij besohet se do të jetë dy javë, e që automatikisht konfirmon mungesën e tij ndaj ish-kampionit Interit.
Goran Pandev, i huazuari nga Interi te Napoli pritet ta zëvëndësojë sulmuesin, për takimin që zhvillohet të shtunën mbrëma në Giuseppe Meazza. /Telegrafi/


