Please enter at least 3 characters.

Carvajal: El Clasicon e vendosi kartoni i kuq, jo Messi

2017/04/Carvajal-barca.jpg
275:"MADRID, SPAIN - APRIL 23: Daniel Carvajal of Real Madrid reacts as Lionel Messi of Barcelona scores their third goal during the La Liga match between Real Madrid CF and FC Barcelona at Estadio Bernabeu on April 23, 2017 in Madrid, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal, thotë se kartoni i kuq i Sergio Ramosit e vendosi El Clasicon dhe nuk ishte Lionel Messi, ai që i dha fitoren Barcelonës.

Superylli argjentinas shkëlqeu në superderbin spanjoll duke realizuar dy gola në fitoren prej 3-2 të katalunasve.

Mirëpo, në minutën e 77-të, vendasit kishin mbretur me një lojtar më pak, pasi Sergio Ramos i përjashtua direkt me të kuq.

“Ishte një ndeshje e çmendur, kartoni i kuq e vendosi takimin. Ne ia arritëm ta barazonim rezultatin, por kundërsulmi i menjëhershëm i vendosi tri pikët”.

“Tash nevojitet qetësi, nuk është gjë e madhe. Ne kemi një ndeshje më pak të zhvilluar, ky është futbolli dhe ne duhet të vazhdojmë tutje”.

“Performanca e Messit? Barcelona fitoi. Messi pati një ndeshje të shkëlqyer, por Barcelona e fitoi”, ka thënë Carvajal. /Telegrafi/