Carmen Electra do të lansojë këngë të re
31/10/2013
Ish-ylli i “Baywatch” për herë të parë u ngjit drejt skenës muzikore në vitin 1991 si e favorizuara e Prince dhe tash ka njoftuar se në dhjetor do ta publikojë një këngë të re me titull “Werq (sic)”.
“Jam shumë e entuziazmuar që po bëj sërish atë që më pëlqen, që është performimi dhe dalja në skenë”.
“Kështu e fillova karrierën time, prandaj gjithçka po kompleton një rreth të plotë”, ka thënë 41-vjeçarja për emisionin Today. /Telegrafi/


