Please enter at least 3 characters.

Callejon: Të gjithë besojmë në Scudetto

2018/11/Callejon1.jpg
242:"NAPLES, ITALY - AUGUST 25: Jose Callejon player of SSC Napoli celebrates the victory after the serie A match between SSC Napoli and AC Milan at Stadio San Paolo on August 25, 2018 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi i Napolit, Jose Callejon ka deklaruar se të gjithë në ekipin e tij besojnë në Scudetto, por nuk shoh një garë vetë me ne dhe Juventusin për titullin në Serie A.

Napoli e ka ndjekur skuadrën e Max Allegrit deri në fund të sezonit të kaluar, duke fituar 91 pikë, por mos arritur ta fitojnë titullin.

Edhe në këtë sezon, Napoli gjendet prapa Zonjës së Vjetër si një rival direkt dhe ka vetë gjashtë pikë më pak se ta në 12 ndeshjet e luajtura.

"Ne të gjithë besojmë në Scudetto", ka thënë fillimisht Callejon për Radio Kiss Kiss Napoli.

Lojtarët e Napolit duke falënderuar tifozët e tyre për përkrahjen (Foto: Justin Setterfield/Getty Images/Guliver)

"Është e vërtetë se ne e kemi thënë këtë për disa vite, por le ta marrim hap pas hapi, duke u fokusuar në çdo lojë".

"Trajneri [Carlo Ancelotti] tha, ju duhet të punoni dhe të jepni gjithçka në fushë për të arritur sa më afër titullit në fund të sezonit".

"Një garë me dy kalë? Jo, ka shumë ekipe që mund të afrohen dhe ne duhet të jemi të vëmendshëm për t'i mbajtur ata larg".

"Ëndrra ime për vitin 2019? Ka shumë, por një është për të fituar Scudetton. Pa dyshim", përfundoi spanjolli. /Telegrafi/