Callejon do të kthehet në La Liga
217:"NAPLES, ITALY - FEBRUARY 09: Josè Callejon of SSC Napoli during the Serie A match between SSC Napoli and US Lecce at Stadio San Paolo on February 09, 2020 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)
(Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)
12:"Getty Images
02/06/2020
Jose Callejon nuk do ta rinovojë kontratën me Napolin, ndërkohë që spekulohet se ai do të kthehet në La Liga për ta vazhduar karrierën.La Gazzetta dello Sport raporton se edhe lojtari edhe klubi janë të mendimit se ka ardhur koha që t’i ndajnë rrugët pas përfundimit të kontratës këtë verë.
33-vjeçari luan në San Paolo që nga viti 2013 kur u transferua nga Real Madridi për 9.5 milionë euro.
Ai dëshiron të kthehet në kampionatin spanjoll për ta përfunduar karrierën, ndërsa klube të shumta kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.
Sevilla dhe ish-klubi i tij, Espanyol, e duan Callejonin në skuadër, por për të interesohen edhe Real Betisi dhe Villarreali. /Telegrafi/


