Caktohen vazot e Ligës së Kombeve, Kosova dhe Shqipëria mësojnë kundërshtarët e mundshëm (Foto)
Tanimë janë zbuluar të gjitha vazot e katër grupeve për Ligën e Kombeve, ku pjesë e tyre janë edhe Kosova dhe Shqipëria.
Përfaqësuesja e Kosovës dhe Kombëtarja e Shqipërisë kanë mësuar vazot e tyre brenda grupeve përkatëse, C dhe D.
Kështu, Kosova është vendosur në vazon e katërt të Grupit D, ku pjesë e tij janë edhe Andorrën, San Marinon dhe Gjibraltarin.
Në anën tjetër, Shqipëria ka përfunduar në vazon e dytë të Grupit C, së bashku me Greqinë, Serbinë dhe Norvegjinë.
Megjithatë, Kosova dhe Shqipëria nuk do të kenë ndeshje mes skuadrave brenda vazove të tyre.
Sistemi i ndeshjeve do të jetë me ekipet tona kombëtare që do të luajnë me nga një skuadër prej secilës vazo brenda grupit, varësisht nga fati i shortit.
Ndryshe, shorti për fazën e grupeve do të hedhet më 24 janar të vitit 2018. /Telegrafi/Orari i ndeshjeve:1.6-8 shtator 20182.9-11 shtator 20183.11-13 tetor 20184.15-17 tetor 20185.15-17 nëntor 20186.18-29 nëntor 2018


