Çaji i xhenxhefilit nuk është ilaç kundër coronavirusit, mirëpo vazhdoni ta pini
67:"Green herbal tea with lemon and spices on concrete table. Top view.
24:"Getty Images/iStockphoto
11/04/2020
Shumë shkrime kanë vërshuar rrjetet shoqërore dhe mediat, bashkë me thashethemet, se si disa kompozime apo vaksina janë ilaç kundër coronavirusit
Nga përzierjet e bimëve deri te xhenxhefili dhe bashkimet e sofistikuara të përftuara kimike, është theksuar se më së miri do të shërojnë simptomat, të cilat vijnë bashkë me infeksionin, transmeton Telegrafi.
Organizata Botërore e Shëndetësisë i hedh poshtë të gjitha këto dhe thekson se ende nuk është zbuluar ilaçi i sigurt, mirëpo rekomandon të vazhdoni të konsumoni çaj, mjaltë dhe limon në shtëpinë tuaj gjatë kësaj pandemie.
Xhenxhefili është posaçërisht i popullarizuar për shkak të cilësive të veta antipiretike.
Janë të mira edhe përzierjet e tjera të çajeve bimore.
/Telegrafi/


