Please enter at least 3 characters.

CAF hedh poshtë ankesën e Marokut për t'i hequr Senegalit titullin e Kupës së Kombeve, vendos gjoba dhe pezullime për të dy kombëtaret

Konfederata e Futbollit Afrikan (CAF) ka hedhur poshtë kërkesën e Marokut për t'i hequr Senegalit titullin e Kampionatit Afrikan 2025, ndërsa ka vendosur sanksione dhe gjoba të rënda ndaj dy finalistëve për sjelljen e tyre të papërshtatshme.

CAF i ka vendosur gjoba prej 615,000 dollarësh (512, 908 euro) Federatës së Futbollit të Senegalit dhe 300,000 dollarësh (250,199 eurosh) Federatës së Futbollit të Marokut.

Për më tepër, trajneri i Senegalit, Pape Thiaw, është pezulluar për pesë ndeshje zyrtare të CAF-it dhe është gjobitur me 100,000 dollarë (83,399 euro) për shkak të dëmtimit të reputacionit të lojës, ndërsa Iliman Ndiaye dhe Ismaila Sarr janë pezulluar për nga dy ndeshje zyrtare të CAF-it secili për sjellje josportive ndaj gjyqtarit.

Sa i përket Marokut, Achraf Hakimi është pezulluar për 2 ndeshje zyrtare të CAF për sjellje josportive, njëra prej të cilave është pezulluar për një vit.

Ismael Saibari është dënuar gjithashtu me një pezullim për 3 ndeshje zyrtare të CAF për sjellje josportive dhe një gjobë prej 100,000 dollarësh (83,399 eurosh).

Te Maroku nuk kanë shpëtuar as “djemtë e topave” të cilët shkaku i gjesteve të tyre janë dënuar me 200,000 dollarë apo (166, 799 euro). /Telegrafi/