Please enter at least 3 characters.

Bytyqi: Përshkallëzimin i situatës në Lindjen e Mesme do të ndikojë në rritjen e çmimeve dhe të inflacionit në vend

2024/04/fatmir-bytyqi.jpg

Në dy javët e ardhshme do e shohim efektin e parë, tha deputeti dhe ekonomisti Fatmir Bytyqi duke paralajmëruar se me përshkallëzimin e situatës në Lindjen e Mesme do të ketë rritje të çmimeve dhe të inflacionit, shkruan TV21.

Bytyqi në "Click Plus" tha se “paratë që qytetarët e varfër i kanë, vlejnë më pak pasi më pak do të mund të konsumojnë”, e ndërkohë pati kritika edhe për sektorin privat dhe bizneset, pasi siç tha, gjatë krizave janë munduar të përfitojnë duke i rritur çmimet.

“Bizneset nuk janë sjell shumë në aspekt moral dhe etik gjatë krizave. Zakonisht fitimet më të mëdha i kanë bërë gjatë krizave. Edhe gjatë kohës kur kam qenë unë në qeveri dhe me masa të ndryshme u munduam t’i ndalim, përvoja po tregon”, deklaroi Bytyqi.

Bityqi shtoi se Qeveria ka instrumente në dorë” dhe se vendi, nga aspekti politik është i izoluar, por jo edhe nga aspekti ekonomik duke shtuar se duhet të ndërmerren masa paraprake.