Please enter at least 3 characters.

Busquets beson se Barça do të fitojë të gjithë titujt në sezonin e ri

2018/08/Sergio-Busquets-e1534695318354.jpg
237:"BARCELONA, SPAIN - AUGUST 18: Sergio Busquets of FC Barcelona runs with the ball during the La Liga match between FC Barcelona and Deportivo Alaves at Camp Nou on August 18, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona e filloi me një fitore 3-0 sezonin 2018/19 në La Liga.

Katalunasit fituan ndaj Alaves dhe lojtari i ndeshjes ishte Lionel Messi që shënoi dy gola.

Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets, beson se me argjentinasin në krye ata mund të fitojnë të gjithë titujt në sezonin e ri.

“Të kalojmë Alavesin na kushtoi shumë, deri sa u shfaq një vepër arti nga Messi”.

“Mendoj se sezoni do të jetë pozitiv për ne pasi jemi përforcuar mjaft mirë. Shpresoj të fitojmë tre titujt”, ka thënë spanjolli pas ndeshjes.

(Foto: Getty Images)

Ndeshja e ardhshme e Barcelonës në La Liga është ndaj Valladolidit.

Autor i golit tjetër në ndeshjen e parë sezonale për klubin katalunas ishte braziliani, Philippe Coutinho. /Telegrafi/