Please enter at least 3 characters.

Burri në SHBA mbuloi shpenzimet e faturave për 114 familje

2020/12/36733426-9043729-image-a-18_1607705367590-e1607762528223.jpg

Një pronar biznesi në Florida mbuloi faturat e shërbimeve për 114 familje të cilët po përballeshin me shkëputjen, për shkak të mos pagesave të faturave komunale.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, bujaria e Micheal Esmond filloi vitin e kaluar kur ndihmoi 36 familje në komunitetin e tij të Gulf Breeze.

Këtë vit duke marrë parasysh uraganin Sally dhe trazirat ekonomike të shkaktuara nga COVID-19 që goditën qytetin ai mendoi se ishte nevoja të ndihmonte përsëri.

“Ky vit për mua ndoshta është më kuptimplotë se vitin e kaluar, për shkak të pandemisë dhe të gjithë njerëzit pa punë duhet të qëndronin në shtëpi”, tha Esmond për CNN.

“Uragani Sally na përplasi shumë dhe lëndoi shumë njerëz”, u shpreh ai.

Esmond dhuroi 7,615 dollarë për të paguar faturat e 114 familjeve, sipas Joanne Oliver, mbikëqyrëse e faturimit të shërbimeve të qytetit. /Telegrafi/