Bundesliga ua hap dyert tifozëve
270:"LEVERKUSEN, GERMANY - JUNE 06: David Alaba of Muenchen is challenged by Lucas Alario of Leverkusen during the Bundesliga match between Bayer 04 Leverkusen and FC Bayern Muenchen at BayArena on June 06, 2020 in Leverkusen, Germany. (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)
12:"Getty Images
15/09/2020
Futbolli gjerman ka vendosur të hapë dyert për tifozët, por fillimisht vetëm për gjashtë javët e para.
Bundesliga do të luhet me tifozë dhe ky është një lajm i mirë për futbollin, që pas Francës lejojnë një numër të konsideruar tifozësh në stadiume.
Këshilli Shtetëror i Rajoneve të Gjermanisë miratoi propozimin për të lejuar në 6 javët e para të kampionatit që tifozët të futen në stadiume.
Sipas këtij udhëzimi, klubet kanë të drejtë të mbushin stadiumet e tyre deri në 20 për qind të kapacitetit.
Nëse nuk do të ketë shtim të personave të infektuar me coronavirus, atëherë autoritetet gjermane do të lejojnë ndjekjen e ndeshjeve me një kuotë të tifozëve në stadiume deri në fund të sezonit. /Telegrafi/


