Please enter at least 3 characters.

Bullgarët blejnë minierat e Maqedonisë

2016/03/Dobreva.jpg

Minierat për plumb dhe zink, Dobreva në Probishtip, dhe Toranica në Kriva Pallankë, kanë për pronar të ri firmën bullgare ''Minstroj'', e cila në licitacion elektronik ofroi pagë vjetore prej dy milionë euro për të fituar koncesionin e eksploatimit të këtyre du minierave, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo ishte shuma më e madhe e ofruar, në krahasim me dy kompanitë tjera, Instituti i ndërtimtarisë dhe një kompani pas të cilës qëndron një investitor rus.

Këto miniera paraprakisht ishin nën pronësi të firmës indiane, ''Indo minerale dhe metale'', e cila la pas 8.7 milionë euro borxhe ndaj institucioneve të shtetit, disa kompanive, si edhe nuk i pagoi disa paga të minatorëve. Ndryshe, kompania bullager ''Minstroj'' është prodhues kryesor i plumbit dhe zinkut në Bullgari./Telegrafi/