Please enter at least 3 characters.

Bujar Osmani: Shtetasit e Maqedonisë së Veriut që ndodhen afër manastirit në Banjskë janë të sigurt, po kthehen në shtëpi

2023/07/Bujar-Osmani-minister-i-Puneve-te-Jashtme-te-Maqedonise-se-Veriut-foto-Ridvan-Slivova-9.jpg

Ministri i Jashtëm i RMV-së, Bujar Osmani njofton se shtetasit e tanë të cilët ndodhen në afërsi të manastirit Banjskë janë të sigurt dhe se janë nisur për në shtëpi të shoqëruar nga policia e Kosovës.

"Pas intervistimit dhe analizave të zakonshme nga policia e Republikës së Kosovës, sot në mëngjes qytetarët tanë janë nisur të sigurt për në shtëpi, të shoqëruar nga policia e Kosovës.

Rrethanat në të cilat u gjendën ishin komplekse, duke qenë se ata ishin të akomoduar në një hotel, në afërsi të vendit ku ndodhi sulmi me armë ndaj policisë.

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme është njoftuar menjëherë për këtë situatë përmes kanaleve të rregullta dhe kam biseduar personalisht me kolegen time Donika Gërvalla-Shvarc. Gjatë gjithë procesit, shërbimet e Kosovës garantuan sigurinë e qytetarëve tanë dhe ambasada jonë në Prishtinë ishte në kontakt të vazhdueshëm me ta", thuhet në njoftimin e ministrit Osmani./Telegrafi/