Bruno Fernandes barazon rekordin e madh të Ronaldos te Man Utd
Bruno Fernandes barazon rekordin e madh të Ronaldos te Man Utd
Mesfushori 31-vjeçar portugez dhe kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes ka vazhduar të shkruaj histori me klubin nga Old Trafford.
Ylli portugez dha asistimin e tij të 19-të të sezonit në Ligën Premier gjatë ndeshjes së javës së 34-të kundër Brentfordit, të fituar me rezultat 2-1 nga Djajtë e Kuq.
Ai tani është vetëm një asistim larg thyerjes së rekordit të të gjitha kohërave të ligës në një sezon të vetëm.
Megjithatë, ai tashmë ka barazuar një rekord të madh brenda klubit, duke arritur shifra të njëjta me legjendën portugeze, Cristiano Ronaldo.
🚨🚨| BREAKING: Bruno Fernandes has now EQUALLED Cristiano Ronaldo’s Manchester United goal contributions (140). ✨ pic.twitter.com/oiIx1lNKLQ
— centredevils. (@centredevils) April 27, 2026
Me këtë kontribut të fundit, Bruno tani ka 140 përfshirje në gol (70 gola dhe 70 asistime) në Ligën Premier, e barabartë me totalin e arritur nga Ronaldo (103 gola dhe 37 asistime) gjatë kohës së tij në Manchester United.
Me katër ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit, Bruno pritet të kalojë rekordin e Ronaldos dhe të shkruaj emrin e tij me shkronja të arta në historinë e Unitedit. /Telegrafi/


