Brosnan i kënaqur që është larguar nga Bondi
30/06/2008
Aktori 54-vjeçar, i cili ka luajtur rolin e agjentit sekret në katër filma, ka pranuar se ndërrimi i rolit paraqet një hap të madh, pasi që “James Bond” ka shumë rregulla strikte.
“Me atë rol bëhesh ambasador i një vendi të vogël, Bond është një industri. Duhet të bësh marrëveshje me djallin dhe ai të përndjekë. Dhe vazhdimisht pret që të largohesh nga litarët. Nuk jam aspak i penduar, por ndjehem i lodhur nga ai rol”, ka shpjeguar Brosnan.


