Please enter at least 3 characters.

Britney Spears drejt fejesës? I dashuri i saj shihet duke kërkuar për unazë

2021/09/Sam-Asghari-and-Britney-Spears-2018-billboard-1548-1626977663-compressed.jpg

Britney Spears kohë më parë ka thënë se dëshiron të martohet, dhe tashmë ka disa shenja se kjo mund të bëhet realitet.

Kjo pasi i dashuri i saj u kap nga paparacët teksa po shikonte disa unaza diamanti, shkruan TMZ.

I dashuri i Britney, Sam Asghari, doli në pazar të enjten në një dyqan në Beverly Hills. Ashtu siç shihet edhe në imazhet e kapura, Sam ishte duke bërë disa fotografi të unazave me telefonin  e tij.

Ky interesim i Samit dukej interesant, pasi Britney kishte deklaruar në gjyq, në muajin qershor se e kishte martesën në mendje.

Britney Spears pohoi se një motivues i madh për të dalë nga kujdestaria ishte të ishte në gjendje të martohej dhe të kishte fëmijë, për të dyja gjërat ajo pretendoi se ajo ishte e bllokuar t’i bënte nën kontrollin e babait të saj.

Britney dhe Sam kanë folur për fejesën, por ai kurrë nuk e zyrtarizoi atë me një propozim, dhe tani duket se ai po e merr seriozisht në konsideratë. /Telegrafi/