Britney me turneun e fundit dëshmon se është ende princesha e pop muzikës
Disa koncerte ju bëjnë të ndiheni si superyll, e disa koncerte ju kujtojnë kohën e artë.
Por, koncertet e Britney Spears janë të një niveli tjetër.
Pop ikona që pati probleme të jashtëzakonshme me jetën private po mban turneun e saj “Piece of Me” dhe së fundmi performoi në arenën O2 të Londrës.
Pasi e kanë parë Britneyn në Brighton Pride, një koncert me 57 mijë adhurues, fansat e kanë parë sërish në Londër dhe koncerti i fundit dëshmoi se ajo është një këngëtare e arenave të mëdha.
Brienty hyri në skenë me këngën “Work Bitch” dhe vuri bazën për një mbrëmje të madhe në O2 të Londrës.
Performimi i saj ishte gjysmë i drejtpërdrejt, por mënyra e vallëzimit la publikun pa fjalë.
Turneu “Piece of Me” ka dëshmuar edhe një herë sipas mediave britanike se koncertet e mira nuk varen nga bendet e mira dhe vokalet, por nga faktorë tjerë të kënaqësisë, të cilat Britney mund t’i ofrojë. /Telegrafi/


