Please enter at least 3 characters.

Britania e Madhe do t'i japë fund rrogave të ulëta për miliona punëtorë

2019/02/pound.jpg
438:"BATH, ENGLAND - OCTOBER 13: In this photo illustration, £1 coins are seen with the new £10 note on October 13, 2017 in Bath, England. Currency experts have warned that as the uncertainty surrounding Brexit continues, the value of the British pound, which has remained depressed against the US dollar and the euro since the UK voted to leave in the EU referendum, is likely to fluctuate. (Photo Illustration by Matt Cardy/Getty Images)
12:"Getty Images

Ministri britanik i Thesarit deklaroi një plan pesëvjeçar për ta bërë Britaninë e Madhe një ndër ekonomitë kryesore botërore dhe për t'i dhënë fund nivelit të ulët të rrogave për miliona punëtorë.

Niveli i pagesës për orë të katër milionë punëtorëve në Britani të Madhe do të ngrihet në 12.9 dollarë amerikanë, duke bërë që ata të fitojnë sa dy të tretat e rrogës së mesme në vend, përcjell Telegrafi.

Ministri Sajid Javid e shpalli këtë strategji për të nxitur zhvillimin e ekonomisë, pavarësisht si do të largohet vendi i tij nga Bashkimi Evropian.

Ai u shpreh se Britania e Madhe ka mbetur prapa shumë vendeve evropiane në brezin e ardhshëm teknologjik, duke vënë në dukje se qeveria do të ndërtojë të ardhmen e vendit dhe do të sjellë një revolucion të ri infrastrukturor. /Telegrafi/