Please enter at least 3 characters.

Brenda udhëtimit me aeroplanin presidencial - si kalojnë kohën Trump, Melania dhe stafi i tij

2019/05/MelaniaDonaldairforceone-2-e1558889428114.jpg
448:"WEST PALM BEACH, FLORIDA - APRIL 18: US President Donald Trump and First Lady Melania Trump step from Air Force One at the Palm Beach International Airport to spend Easter weekend at his Mar-a-Lago resort on April 18, 2019 in West Palm Beach, Florida. President Trump arrived as the report from special counsel Robert S. Mueller III was released by Attorney General William P. Bar earlier today in Washington, DC. (Photo by Joe Raedle/Getty Images)
12:"Getty Images

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, thuhet se ka ‘rituale’ të pazakonta kur udhëton me aeroplanin presidencial. Në fakt, anëtarët e administratës pretendojnë se udhëtimi me presidentin, sidomos jashtë shtetit, mund të jetë mjaft i pafavorshëm për shkak të faktit se ai në aeroplan shikon Fox News dhe situata bëhet e tensionuar kur kontributet negative shfaqen në të.

Anëtarët e administratës së tij kanë treguar se kreu i Shtëpisë së Bardhë e kalon kohën në kabinën e përparme, duke ngrënë, duke shikuar televizor ose duke lexuar gazeta. Gjithashtu, duke biseduar me stafin dhe telefonatat, i thërret shokët dhe simpatizantët e tij dhe në momentin kur sheh diçka që e shqetëson në televizor, ai i kërkon dikujt të ndryshojë programin.

Aeroplani presidencial (Foto: Koji Sasahara - Pool/Getty Images/Guliver)

Por, kjo nuk është e tëra. Trump gjithashtu ka zakon të zgjohet në mes të natës për të diskutuar për takimet e tij të ardhshme me burrështetasit e huaj ose të planifikojë se çfarë do t'i përgjigjet mediave.

Një anëtar i administratës së tij ka treguar gjithashtu se presidenti shpesh fokusohet në lajme negative për veten e tij, sesa të përqendrohet në takimet e tij gjatë udhëtimeve zyrtare. "Ai pothuajse nuk fle", ka thënë një nga anëtarët e administratës për CNN, përcjell KosovaPress.

Melania dhe Donald Trump (Foto: Joe Raedle/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, kjo sigurisht nuk është e habitshme duke pasur parasysh faktin se dihet që presidenti zakonisht fle vetëm disa orë në ditë dhe në aeroplan fle edhe më pak. Ai gjithashtu kalon kohën duke u treguar bashkëpunëtorëve të tij për sportin.

Daily Mail transmeton se Trump dhe gruaja e tij, Melania, në aeroplan nuk qëndrojnë së bashku dhe sidomos jo vetëm ata dy, edhe pse stafi e inkurajon presidentin që t'i bashkohet Zonjës së Parë në kabinën private dhe të pushojë.

Melania dhe Donald Trump (Foto: Koji Sasahara - Pool/Getty Images/Guliver)

Megjithëse pritet që aeroplani presidencial të nënkuptojë prestigj, aty nuk ka vende të gjumit, ndërsa anëtarët e administratës flenë në kolltukë duke vënë këmbët në tryezë. Të tjerët flenë në dysheme të dhomave të konferencave.