Please enter at least 3 characters.

Brenda jetës ekstravagante të Aubameyang, futbollisti me veturë të personalizuar dhe luks të tepruar që mund të kalojë te Chelsea (Foto)

2017/11/aubaa.jpg

Chelsea është duke menduar seriozisht që të futet në bisedime për ta afruar në skuadër yllin e Borussia Dortmund, Pierre-Emerick Aubameyang, që në janar. 

Por Auba, nuk është vetëm një futbollist, pasi ai është më shumë se kaq.

Në fakt, ylli i Gabonit, është nga futbollistët që ka një brend të tijin, në fushë dhe jashtë saj.

Nga orët luksoze dhe kostumet me porosi, udhëtime me avionë privatë dhe madje edhe "Batmobile". Sulmuesi i Dortmundit po bëhet sikurse Cristiano Ronaldo ose Neymar e shumë të tjetër, me këto mënyra.

Suksesi në fushë është pasqyruar shpesh edhe me pasurinë jashtë saj ... dhe kjo nuk ndodh vetëm me makinat e Aubameyang.

Vetura e tij e dashur është një Lamborghini, por plotësisht i përshtatur për dëshirën e tij, i kompletuar me ngjyrë metalike të shkëlqyeshme dhe me shkronjën e tij "A" në mbulesa.

'The Murcielago' ka të gjitha gjërat, madje edhe borinë, dhe këto i kanë kushtuar ekstra për 150,000 euro.

Shkronja "A" në mbulesën e automjetit është po ashtu e ndezur.

Lojtari shumë i shpejtë sidomos në 30 metra, që krahasohet me njeriun më i shpejtë në botë - Usain Bolt, nuk ndalet me kaq.

Shumë e konsiderojnë këtë makinë si krenarinë dhe gëzimin e tij, por në rastin e Aubameyangit është me të vërtetë e saktë.

Një vit më parë ai festoi ditëlindjen me një tortë të bërë me dorë në formën e Lambos - së bashku me fjalët "#Lambocake" dhe "#Batman".

Dashuria për "Batman" u kuptua, kur gabonezi veshi një maskë Batman për të festuar një gol së bashku me "Robin e tij", Marco Reus, në 2015.

Aubameyang luksit të ti i ka vënë një emër Lamborghini "Batmobile".

Luksi i tij nuk ndalet me kaq. ua sjellim me foto disa nga gjërat më interesante që bën ai. /Telegrafi/