Please enter at least 3 characters.

Bostoni kthehet te fitorja, Clippers merr avantazhin

2020/09/BostonToronto-1-e1599559053953.jpg
575:"LAKE BUENA VISTA, FLORIDA - SEPTEMBER 07: Fred VanVleet #23 of the Toronto Raptors drives to the basket during the third quarter against the Boston Celtics in Game Five of the Eastern Conference Second Round during the 2020 NBA Playoffs at The Field House at the ESPN Wide World Of Sports Complex on September 07, 2020 in Lake Buena Vista, Florida. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. (Photo by Mike Ehrmann/Getty Images)
12:"Getty Images

Pas dy humbjeve radhazi, Boston Celtics u rikthyen te fitorja ndaj Toronto Raptors, duke marrë edhe avantazhin e përgjithshëm 3-2 me ndeshje. Celtics triumfuan me rezultatin e thellë 111-89 në “HP Field House” të Orlandos, në një sfidë të cilën e vunë në rrjedhën e duhur që në gjysmën e parë.

Në përfundim të gjysmës së parë të ndeshjes, Boston Celtics kishte siguruar një avantazh të konsiderueshëm prej 27 pikësh dhe morën fitoren në përballjen e pestë çerekfinale, pavarësisht përpjekjeve të kanadezëve për të reaguar në fraksionin e tretë dhe të katërt.

Jaylen Brown, Kemba Walker dhe Jayson Tatum ishin protagonistët e suksesit për Boston Celtics, që tani është vetëm një fitore larg kualifikimit për në gjysmëfinale dhe ndeshja e radhës bëhet akoma më e rëndësishme.

(Foto: Mike Ehrmann/Getty Images/Guliver)

Los Angeles Clippers mori avantazhin 2-1 me ndeshje, pasi fitoi me shifrat 113-107 përballjen e mbrëmjes së djeshme ndaj Denver Nuggets, në sfidën e zhvilluar në arenën tjetër të Orlandos “Advent Health”.

Nuggets patën kontrollin e lojës nga fillimi dhe u duk se po shkonin drejt fitores, por u dorëzuan totalisht në 7-8 minutat e fundit të lojës dhe panë t’u rrëshqiste suksesi nga duart, pasi Clippers bëri mrekullinë, duke shkuar nga disavantazhi prej 7 pikësh, në avantazh prej 6 pikësh, brenda pak minutash. Te Clippers shkëlqyen Paul George dhe Kawhi Leonard, të cilët udhëhoqën skuadrën drejt suksesit.