Bosch: Rruga e Kosovës në BE varet nga sundimi i ligjit
Bosch gjatë një ligjërate para studentëve të UBT në Prishtinë ka vlerësuar se kur bëhet fjalë për respektimin e të drejtave të komuniteteve dhe ligjit, Bashkimi Evropian është një organizatë ku është e ndërtuar mbi sundim të ligjit dhe demokraci.
Ai ka thënë se nuk është në interes të asnjë shteti përfshirë këtu edhe Kosovën mos respektimi i të drejtave të komuniteteve dhe sundimi i ligjit.
Bosch ka folur gjatë edhe nga përvojat nga vendi i tij, Holanda, duke marr shembuj konkretë se si vendi i tij ka respektuar të drejtat e komuniteteve.
“Është një mesazh i mirë, sepse ju jeni njerëz të rinj, dhe natyrisht është më mirë nëse vendi juaj, kur bëhet fjalë për komunitete t’i përmbushni kriteret, sepse ju e dini, Bashkimi Evropian është një organizate për sundim të ligjit. Ne jemi të ndërtuar mbi sundim të ligjit dhe demokraci natyrisht dhe nëse lejoni vendet të anëtarësohen e që nuk e marrin këtë çështje seriozisht, nuk është në interes të popullit të atij vendi po ashtu, sepse ju të gjithë dëshironi që të keni një vend demokratik që sundohet nga sundimi i ligjit”, ka thënë Bosch, transmeton KP.
Ambasadori holandez ka folur edhe për ndihmën që shteti i Holandës ka dhënë për institucionet dhe popullin e Kosovës.
“Ne kemi shpenzuar diçka më shumë se 200 milionë euro në këtë vend për të ndihmuar dhe ne ende jemi duke ndihmuar njerëzit, dhe në vendin tuaj. Ju keni nevojë për më shumë vende të punës, keni nevojë për kompani. Do të ishte sukses të sjelli shumë kompani këtu”, ka thënë Bosch.
Ambasadori holandez ka folur edhe për ekonominë dhe vendet e krijuara të punës para disa vitesh në Holandë, duke marrë edhe shembuj konkretë.
Këto komente ambasadori Bosch i bëri në Fakultetin e Shkencave Politike, Fakulteti për Media dhe Komunikim dhe Fakulteti i Juridikut në UBT, duke folur në debat me temën “Si mundet Kosova të përshpejtojë procesin e integrimit në Bashkimin Evropian”, /Telegrafi/


