Borussia Dortmund fiton pas shkëlqimit të Haaland – norvegjezi shënon katër herë ndaj Hertha Berlinit
21/11/2020
Erling Haaland është emri i momentit në futbollin evropian, pasi çdo ditë që shkon ai po shkëlqen me paraqitjet e tij.
Sonte sulmuesi i Borussia Dortmund, gjeti portën plot katër herë, gjë që iu ndodh rrallë sulmuesve.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-0 në të mirë të vendasve, pasi Matheus Cunha shënoi.
Pjesa e dytë ishte e tëra nën regjinë e Haaland.
Norvegjezi fillimisht kompletoi het-trikun brenda 15 minutash pasi shënoi në minutat 47’, 49’ dhe 69’.
Guerreiro e qoi rezultatin në 4-1 në minutën e 70-të, para se Cunha ta ngushtonte epërsinë në 4-2.
Golin e fundit dhe pokerin Haaland e kompletoi në minutën e 79-të.
Haaland aktualisht ka 10 gola, një më pak se Robert Lewandwoski, ndërsa Borussia kaon në renditje në vendin e dytë. /Telegrafi/


