Please enter at least 3 characters.

"BonBon" lëshohet në një lokal në Los Angeles, kështu reagon Era Istrefi (Video)

2017/06/era-istrefi-1.jpg

Era Istrefi tashmë dihet se është artiste e përmasa ndërkombëtare.

E gjithë kjo në saje të hitit “Bon Bon”, i cili deri më tani është shikuar mbi 391 milionë herë në YouTube.

Por, kjo nuk do të thotë se çdo kush e njeh këngëtaren shqiptare, e cila këto ditë gjendet në Los Angeles, transmeton Telegrafi.

Teksa ka qenë duke u argëtuar me mikeshat Lori Hoxhën dhe Anxhelina Hadërgjonajn, kanë qenë këto të fundit që e kanë filmuar këngëtaren duke kërcyer nën ritmet e këngës së lartcekur në një lokal nate në qytetin amerikan.

Ndryshe, Era dhe Lori po shoqërohen edhe prej të dashurve të tyre, Faton Shoshi, gjegjësisht Vis Bajraktari. /Telegrafi/