Please enter at least 3 characters.

Bologna 0-1 Juventus: Notat e lojtarëve, dëshpëron Ronaldo  

2019/02/JuventusBologna-1.jpg
245:"BOLOGNA, ITALY - FEBRUARY 23: Cristano Ronaldo of Juventus in action during the Serie A match between Bologna FC and Juventus at Stadio Renato Dall'Ara on February 23, 2019 in Bologna, Italy. (Photo by Mario Carlini / Iguana Press/Getty Images)
12:"Getty Images

Juventusi ka fituar në udhëtim te Bologna me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Serie A.

Zonja e Vjetër ka arritur edhe fitoren e tretë me radhë në kampionatin italian, duke mbajtur epërsinë prej 16 pikëve me vendin e dytë, Napolin.

Goli i vetëm në këtë fitore të Bianconerëve erdhi në minutën e 67-të dhe u shënua nga sulmuesi Paulo Dybala.

Megjithatë, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mesfushori Rodrigo Bentancur, i cili u vlerësua me notë 7.9.

Bentancur në aksion gjatë ndeshjes me Bolognan (Foto: Mario Carlini / Iguana Press/Getty Images/Guliver)

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për Nicola Sansonen e vendasve që u notua me 5.9.

Në këtë ndeshje dëshpëroi edhe ylli portugez Cristiano Ronaldo, i cili në fund u vlerësua vetëm me notë 6.4.

Bologna:

Juventus:

/Telegrafi/