Please enter at least 3 characters.

Boca Juniors e pranon se është interesuar për Mauro Icardin

2019/07/GettyImages-1146387387.jpg
239:"MILAN, ITALY - MAY 26: Mauro Icardi of FC Internazionale claps the hands during the Serie A match between FC Internazionale and Empoli FC at Stadio Giuseppe Meazza on May 26, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)
12:"Getty Images

Presidenti i Boca Juniors, Daniel Angelici, e ka konfirmuar se janë interesuar tek Interi për situatën e Mauro Icardit.

Sulmuesi nuk pëlqehet nga Antonio Conte, dhe drejtori Beppe Marotta së bashku me presidentin Steven Zhang, po punojnë për t’i gjetur një skuadër.

“E di që (Drejtori i Bocas, Nicolas) Burdisso ka folur me (Zëvendëspresidentin e Interit, Javier) Zanettin duke e pyetur për situatën Icardit”.

Mauro Icardi . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

“Ia vlen të pyesësh, nuk kushton asgjë”, ka thënë ai.

Icardi është i lidhur me klube si Napoli, Roma, Manchester United dhe Paris Saint-Germain, por duket se zemra e tij ka vendosur për Juventusin.

Icardi dhe presidenti Zhang

Icardi nuk ka luajtur kurrë në klubet argjentinasi pasi si i ri është bashkuar me Barcelonën në akademi, në vitin 2008, ku pastaj kaloi te Sampdoria në vitin 2011.

Ai kaloi te Inter për 13 milionë euro në vitin 2013, duke shënuar 124 fola në 219 ndeshje për klubin.  /Telegrafi/