Please enter at least 3 characters.

BMW lanson modelin më të shpejtë e më të shtrenjtë M5 deri sot (Foto)

2017/08/BMW-lanson-modelin-M5-tërësisht-të-ri-me-i-shpejti-dhe-i-shtrenjti-deri-tani-foto.jpg

Prodhuesi gjerman BMW ka lasnuar modelin më të shpejtë, më të fuqishëm dhe me teknologji më të avancuar dhe me çmim më të lartë nga njësia M5.

I ndërtuar në bazën e 5 Series, kjo makinë tërësisht e re do të jetë konkurrentja kryesore e Mercedes-AMG E63 S, transmeton Telegrafi.

Me 4.4-litra V8, vetura sportive që prodhon 600 kuajfuqi, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 3.4-sekonda.

Por, ata që duan ta blejnë këtë M5 kur del në shitje gjatë muajit shtator, duhet të sigurojnë 118 mijë euro. /Telegrafi/