Please enter at least 3 characters.

Bllokuan trafikun për pesë minuta, duke u ‘rrahur’ pa hedhur asnjë grusht të vetëm (Video)

2016/09/Bllokuan-trafikun-për-pesë-minuta-duke-u-rrahur-pa-hedhur-asnje-grusht-te-vetem-foto.jpg
16:"© MERCURY PRESS

Një rrugë shumë e frekuentuar në Berkshire të Anglisë, është bllokuar për pesë minuta nga dy burra të panjohur që janë përfshirë në një zënkë.

Pos që i kanë mbajtur grushtet në gatishmëri, ata vetëm janë sjellë dhe kanë kërcënuar njëri-tjetrin, por nuk e kanë bërë asnjë goditje, transmeton Telegrafi.

Në të dy anët e rrugës janë bërë kolona të veturave që prisnin të kalonin, teksa ata e bllokonin trafikun në mes.

Madje, afër dyshes që është quajtur si shumë patetike, kanë shkuar edhe kalimtarë të ndryshëm për të bërë ‘selfie’.

Nuk dihen motivet e përleshjes së pazakontë, që nuk e la asnjërin të lënduar. /Telegrafi/