Bllokim katër orësh në rrugën Mavrovë - Dibër
16/11/2016
Drejtimi rrugor Mavrovë - Dibër, saktësisht te Ura e Boshkos, në Kosovrast, do të bllokohet edhe sot, nga ora 12 e deri në ora 16, për shkak të asfaltimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndërmarrja publike ''Rrugët e Maqedonisë'' bën të ditur se varësisht nga nevoja, do të lejohen për qarkullim vetëm veturat me përparësi, si ndihma e shpejtë, policia, ose zjarrfikësi./Telegrafi/


