Please enter at least 3 characters.

Blero uron Danin dhe e falënderon që është frymëzim për të gjithë (Foto/Video)

2016/01/Blero-Dani.jpg

Ramadan Krasniqi padyshim se është frymëzim për shumë yje të skenës shqiptare.

Legjenda e muzikës shqipe sapo ka publikuar baladën e re, “A falet tradhtia” dhe tashmë ka marrë pëlqime të shumta.

Njëri prej atyre që e pëlqen shumë këtë këngë është edhe këngëtari Blero Muharremi. Ai i ka shfrytëzuar rrjetet sociale për ta falënderuar Danin që vazhdon të jetë frymëzim për të gjithë.

“‘A falet tradhtia’- Dani! Faleminderit që je inspirim për shumë në skenën tonë! Për mua ti je nr.1! E dua këtë këngë”, ka shkruar Blero në Instagram. /Telegrafi/