Please enter at least 3 characters.

Blero rezultoi në tre më të votuarit e publikut - banorët e BBVK hedhin dyshime mbi televotimin dhe kundërshtojnë rezultatin

2023/10/BLEKKI.jpg

Të premten janë shpallur tre prej emrave më të votuar nga publiku gjatë javës në Big Brother VIP Kosova.

Dhe moderatorët kumtuan rezultatin e zarfit, i cili njoftonte se tre banorët më të votuar janë: Edona James, Gani Gërmia dhe Blero.

E kur jemi te ky i fundit, shumë prej banorëve ngelën të befasuar duke hedhur dyshime mbi televotimin.

Ishte Shqipja ajo e cila u shpreh gjatë spektaklit: "Nuk e besoj kurrë që publiku ka votuar Bleron".

Në atë moment moderatori Alaudin Hamiti e pyeti Shqipen nëse mendonte se produksioni ka ndërhyrë në televotim - gjë të cilën ajo e mohoi.

Kundërshtime për këtë votim ka pasur edhe nga banorët Ylli Dervishi dhe Meti Alshiqi, të cilët kanë thënë se Blero është një nga banorët më pasivë në shtëpi dhe është e çuditshme se si ka krijuar simpati te publiku. /Telegrafi/