Please enter at least 3 characters.

Blero publikon këngën e re "N'heshtje"

2022/06/Screenshot_3-68.png

Artisti i njohur shqiptar, Blero, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“N’heshtje” mban titullin kënga e radhës e këngëtarit, të cilën e ka shoqëruar edhe me videoklip.

Tekstin dhe muzikën e ka realizuar Blero në bashkëpunim me Markon, kurse për ‘beat’-in është përkujdesur Ramoonmusica.

Foto: Screenshot/YouTube

Për miksimin dhe masterizimin e kësaj këngë ndërkohë është kujdesur Alandy.

Të plotë tashmë këtë projekt mund ta gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të artistit.

Foto: Screenshot/YouTube

Për shumë nga ndjekësit, kjo këngë është cilësuar klasike - si qetëim për shpirt.

E në anën tjetër disa kanë theksuar se është dedikim për Afronën, me të cilën u tha se u nda muaj më parë. /Telegrafi/